Përurohet filimi i punimeve të “Velipoja Grand Europa Resort”!
Print

Velipoja si një nga atraksionet më të mëdha turistike të vendit tonë, po merr vëmëndjen e investitorëve gjithnjë e më shumë në këto vitet e fundit. Investimet e kryera gjatë kësaj periudhe në këtë plazh i kanë dhënë një zhvillim të jashtëzakonshëm plazhit të Velipojës. Ne vazhdimësi të kësaj fryme investimesh vjen edhe investimi më i madh i realizuar ndonjëherë për këtë zonë me ndërtimin e “Velipoja Grand Europa Resort” , projekt i cili kap vlerën e 50 milionë eurove. Ndërtimi i këtij Resorti pritet te sjëllë një zhvillim shumë të madh për zonën. Ky fakt u vlerësua edhe nga instancat shtetërore të cilët kishin përfaqësuesit e tyre në përurimin e punimeve. Gjatë një prononcimi për mediat zv.Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj e cilësoi këtë investim si garanci për zhvillimin e turizmit dhe gjithashtu vlerësoi se ky resort do të jetë një mundësi e mirë punësimi për zonën duke ndihmuar edhe në zhvillimin ekonomik të zonës. Gjithashtu edhe zv.Ministri i Ekonomisë, Sokol Dervishi u shpreh se me këtë investim do të krijohet imazhi i një turizmi elitar. Në të njëjtën linjë u pronuncua edhe zv. Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Abaz Hado i cili theksoi se në këtë mënyrë, Shqipëria po kthehet në një faktor vendimtar për turizmin në Ballkan. Investimi në fjalë u vlerësua së tepërmi edhe nga përfaqësuesit e mbrojtjes ndaj konsumatorit dhe sidomos nga menaxherët elitar të turizmit në Europë duke e vlerësuar si një nga Resortet më të bukura në rajon dhe më gjërë. Në këtë mënyrë Velipoja duhet ta bëjë hyrjen për turistët me “derë me dy kanata”.

marre nga 77news nga Vasilika Zeka